Mësohen emrat e pesë deputetëve të parë të AAK-së

Teksa po përfundon numërimi i votave për përqindjet e partive politike, ka filluar edhe numërimi i votave për kandidatët brenda listave.

Lajme

12/06/2017 23:32

Telegrafi merr vesh se anëtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që tash dihet se sigurt do të jenë deputetë të Kuvendit të Kosovës, janë: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Pal Lekaj, Teuta Haxhiu dhe Time Kadriaj.

Teuta Haxhiu ka arritur t’i grumbullojë deri tash mbi 10 mijë vota.

Gjasat të mëdha për tu bërë deputet i ka edhe ish-komandanti i Koshares, Rrustem Berisha.