Mësohen detaje të projektit të ri nga Young Zerka, me këtë reper po sjell duet

Young Zerka është artist shumë aktiv me projekte të reja muzikore.

ShowBiz

23/11/2018 21:34

Young Zerka po punon rreth këngës së tij më të re, të cilën këtë herë e sjell në duet me një reper, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për reperin nga Shkupi, Keempan, i cili jeton në Francë dhe që vite më parë ka qenë pjesë e PINT.

Lajmi.net merr vesh që kënga mban titullin “Smile”, ndërsa xhirimet e klipit po bëhen në Shqipëri.

Pjesë e klipit është edhe Miss Universe Albania 2014, Zhaneta Byberi, ndërsa disa imazhe nga klipi mund t’i shikoni më poshtë.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Young Zerka është “Nuk ma nin”, ndërsa ndër këngët më të suksesshme të reperit Keepman është “Thirri krejt shoqet”, në duet me Mc Kreshën dhe Lyrical Son. /Lajmi.net/