Mësim nga djepi deri në varr: 70-vjeçari maroken i kthehet shkollës së papërfunduar

Se njeriu duhet të mësojë sa të jetojë, është një parim e kredo vërtet fisnike.

Fun

15/07/2018 14:56

Ndaj dhe 70-vjeçari maroken Lehasan es Shakiri ka vendosur të kthehet në shkollë dhe të përfundojë atë të mesmen të cilën nuk e kishte përfunduar në kohën e vet, në të ritë e tij.

Kjo ngase situata e dobët ekonomike e detyroi të ndërpresë arsimin e tij dhe të fillonte punë. Megjithatë, dashuria për shkollën mbizotëronte dhe vendosi të kthehej pas daljes në pension.

Ai mori provimin e pranimit dhe tani po pret rezultatet që do të shpallen më 19 korrik dhe mundësinë e vazhdimit të arsimit. Ai shpreson që një ditë të ketë mundësinë të regjistrohet në kolegj dhe të studiojë sociologjinë.

Shakiri është gjithashtu kandidati më i vjetër që ka marrë provimin e pranimit. Ai shtoi se në vitin 2014 ai mori një diplomë në shkollën fillore, dhe në katër vitet e fundit ka mësuar nga tekstet shkollore.

Ai ka ndërmend të kryejë shkollën e mesme, dhe pastaj të studiojë sociologjinë në shkollimin e lartë, pavarësisht viteve.

Shakiri foli për fatkeqësitë e shumta që kishte hasur dhe si kishte bërë punë të ndryshme gjatë gjithë jetës së tij, por që gjithnjë lexoi libra dhe gazeta.

“Edhe kur isha shkollës, unë nuk u ndalova se lexuari dhe mësuari. Më pëlqen të lexoj. Kam bërë një bibliotekë më të vogël në arabisht dhe frëngjisht”, tha Shakiri.