Meshkujt tregojnë se si është të jetosh me një mikropenis(FOTO)

3 meshkuj kanë treguar drejtpërdrejtë në televizion se si është jeta nëse e keni një mikropenis.

Fun

01/02/2016 12:14

 

Jack Davis, Clive Symons dhe Ant s’ith, kishin biseduar në emisionin ‘This Morning’ me Ruth Langsford dhe Eamon Holmes duke treguar se si ishin ndjerë kur e kishin kuptuar se penisët e tyre janë më të vogël se që duhet të jenë (2.8 inç në ereksion), raporton lajmi.net.

Jack këtë e kishte kuptuar në dhomën e zhveshjes me shokët e tij të futbollit, ku ata kishin filluar të qeshin me të.

Ai pastaj e kishte kuptuar që penisin e kishte më të vogël se çdo njëri në dhomë me të.

Clive, tregon se si të gjithë kanë qeshur me të në shkollë, por ai thotë se është në një lidhje të lumtur me të dashurën e tij 24 vjeçare Georgia, transmeton lajmi.net.What is life like if you're a man with a micropenis?

Ndërsa Ant, tregon se ishte gëzuar kur e kishte kuptuar se madhësia mesatare e penisit është 5.2 inç, pasi që ai gjithmonë kishte besuar se shumica e meshkujve e kanë më të madh se 6 inç.

Ata në fund kanë treguar se meshkujt nuk duhet të brengosen për madhësinë e tyre dhe se duhet të mësohen ta duan trupin e tyre. /lajmi.net