Meshkujt që kanë probleme me disfunksionin erektil, të hanë më shumë këto ushqime

Disfunksioni erektil mund ta bëjë të vështirë për meshkujt të përjetojnë ereksion, pavarësisht kohëzgjatjes së tij.

Lifestyle

28/11/2018 16:31

Por, një studim i Universitetit të Anglisë Lindore i këshillon meshkujt që kanë këtë problem të hanë më shumë ushqime të pasura me flavonoide, transmeton lajmi.net.

Hulumtuesit mblodhën të dhëna nga 24,096 burra përgjatë 10 viteve dhe gjurmuan modelet në shëndetin e tyre.

Pas mbledhjes së një dhjetëvjeçari informacion, ata arritënnë përfundimin se rreziku i disfunksionit erektil u reduktua në 10% tek pacientët që konsumuan ushqime flavonoide.

Besohet se këta ushqyes nxisin rrjedhjen e gjakut në penis, duke ndihmuar pjesën e trupit për të mbajtur një mbledhje.

Flavonoidet dietike gjenden në fruta, perime, çokollatë dhe pije si vera dhe çaji. /Lajmi.net/