Meshkujt që buzëqeshin ju duken më tërheqës femrave

Meshkujt të cilët janë në kërkim të një dashurie të qëndrueshme duhet të largojnë qëndrimin serioz që kanë, dhe në vend të kësaj të buzëqeshin më shumë.

Lifestyle

12/09/2015 11:01

Studiuesit kanë zbuluar se femrat të cilat dëshirojnë një marrëdhënie afatgjate i pëlqejnë më shumë meshkujt të cilët buzëqeshin – kjo pasi ky lloj i meshkujve u duket më tërheqës atyre.

Femrat gjithashtu i vlerësuan meshkujt si më të besueshëm kur ata buzëqeshin se sa kur kanë një shprehje neutrale, transmeton Lajmi.net.

Megjithatë, femrat të cilat kërkojnë një marrëdhënie afat-shkurtër nuk i shohin meshkujt që buzëqeshin më tërheqës, thanë psikologët nga Universiteti i Oslos dhe Universiteti Senshu në Japoni.

Meshkujt të cilët duken më të besueshëm janë një alternativë më tërheqëse për një marrëdhënie afatgjate, thanë hulumtuesit.

“Buzëqeshja e rritë atraktivitetin e mashkullit për një marrëdhënie afatgjate, por jo për një marrëdhënie afat-shkurtër,” thanë studiuesit.

“Rezultatet e këtij studimi janë në përputhje me idenë se karakteristikat sociale janë kryesisht të rëndësishme për partnerët afatgjatë por jo për partnerët afatshkurtër, për shkak se bashkëpunimi afatgjatë është i nevojshëm në të qenit prind,” shtuan ata.

Përderisa fytyrat neutrale u perceptuan si më mashkullore, fytyrat e qeshura u perceptuan si më të besueshme. (Lajmi.net)