Meshkujt janë më dembel rreth punëve në shtëpi nëse kanë motra

Një hulumtim ka treguar që meshkujt të cilët kanë motra, janë më të prirur për tu bërë më dembel rreth punëve të përditshme të shtëpisë si rregullimi dhe pastrimi i dhomës, i rrobave etj, nëse kanë motra.

Lifestyle

16/12/2014 18:58

Ky hulumtim i bërë nga revista Journal of Politics ka treguar që meshkujt të cilët janë rritur bashkë me motra bëjnë më pak punë të shtëpisë sesa të tjerët.

Hulumtimi ka treguar që meshkujt e tillë janë të prirë të kenë pikëpamje konservatore ndaj rolit familjar. Prandaj, meshkujt të cilët janë rritur nën kujdesin e motrave, në të shumtën e rasteve do të konsiderojnë që “vendi i gruas është në shtëpi”. 

Përse është kështu? Në të vërtetë, nëse në një familje ka fëmijë të gjinisë mashkullore dhe femërore, prindërit shumë më tepër do t’i “detyrojnë” vajzat që t’i bëjnë punët e shtëpisë, ndërkaq djemtë do të mësohen me këtë mënyrë jetese, transmeton Lajmi.net.

Meshkujt e tillë do të presin që edhe bashkëshortja e tyre të punojë njësoj, përkatësisht të gjitha punët e shtëpisë, siç kanë punuar dikur motrat e tyre.