Meshkujt e virgjër në Japoni marrin terapi duke vizatuar femra lakuriq

Një në katër meshkuj në Japoni që janë në të tridhjetat e tyre kurrë nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale në jetën e tyre. Kjo është një situatë e zakonshme në Japoni, që e bën virgjërinë e moshës së mesme një çështje që shkakton problem në jetën personale të mijëra njerëzve.

Fun

01/07/2015 14:07

Një nismë jo-fitimprurëse në Japoni ka dalë me një mënyrë të përsosur për t’i ndihmuar këta njerëz që ta njohin trupin e femrës në një mënyrë të pazakontë, por të zgjuar – me mësime të artit lakuriq.

150623102429-06-japan-virgins-sketching-class-4-super-169-1024x576

Shingo Sakatsume është themeluesi i ‘White Hands’, një organizatë e cila ofron ‘ndihmë seksuale’ për të paaftët, transmeton Lajmi.net.

“Ne organizojmë seancat e vizatimeve për t’i lejuar pjesëmarrësit që të kapërcejnë bllokun e tyre mendor duke vizatuar femra të zhveshura, në një mjedis të shëndetshëm,” thotë ai.

japan-sex-3_3335457b

Madje, shumica e njerëzve që kanë kërkuar ndihmën e kësaj organizate thonë se nuk kanë parë kurrë një femër lakuriq, përveç nënës së tyre, transmeton Lajmi.net.

Këto mësime zhvillohen çdo muaj në Tokio, klasat janë të mbushura me meshkuj të cilët zakonisht janë punonjës në zyre dhe në qeveri, meshkuj me profesione të mira, pamje dhe personalitet të mirë.

150623102349-02-japan-virgins-sketching-class-2-super-169-1024x576

Sakatsume beson se problemi pse këta njerëz nuk kanë qenë intim me ndonjë femër japoneze qëndron tek paaftësia e shoqërisë japoneze për të diskutuar dhe edukuar të rinjtë për seksin.

150623102357-03-japan-virgins-flyer-super-169-1024x576150623102411-04-japan-virgins-sketching-class-6-super-169-1024x576 150623102422-05-japan-virgins-textbook-1-super-169-1024x576japan-sex-2_3335462b japan-sex-4_3335454bnude-drawing-class-1024x530