Meshkujt dhe femrat tradhtojnë njësoj

Meshkujt dhe femrat tradhtojnë njësoj, ndërsa arsyeja kryesore është mospërputhja më dëshirat dhe nevojat e jetës.

Lifestyle

03/08/2014 14:55

Duke lexuar revista, shikuar televizion dhe duke folur me miqtë dhe të njohurit shpesh pyesim: Përse meshkujt tradhtojnë? Por duke qenë se edhe femrat janë poaq të pabesa, sikurse anëtarët e gjinisë së fortë, nuk mund të jemi joreal, por duhet të pranojmë faktin se tradhtia është e ndërsjellë.

Tradhtia është një arratisje nga problemet dhe vendimet e jetës që kurrë nuk përfundon ashtu siç planifikojmë. Arsyet se përse tradhtojmë janë nga më të ndryshmet. Ato janë bërë objekt studimi për shkencëtarët dhe psikologët. Por, përse tradhtojmë?

Kthesa e jetës dhe pengesat

Zakonisht njerëzit ndodhen në marrëdhënie të cilat i kanë ndërtuar mbi bazën e besimit reciprok dhe të përkushtimit. Por, çështja kryesore është përballja me ulje-ngritjet në raporte çift, zhgënjimet dhe pritjet që sjell jeta? Fillimet janë gjithmonë të përsosura, ndërsa dashuria ndihmon për të kapërcyer, ose më mirë shmangur të gjitha pengesat.

Me kohë lumturia që mund të kishte ekzistuar në fillim nis e tretet e bashkë me të tretet edhe detyrimi i brendshëm që kemi për t’i qëndruar besnik tjetrit. Por, a mund të zgjasë një gjë e tillë? Dhe, a jeni të gatshëm të sakrifikojë lumturinë që të keni mbështetjen e partnerit? Këto janë pyetje që kur përballeni me problemet, ju thjesht duhet të gjeni përgjigje. Jeni të sigurt se marrëdhënies suaj i ka ardhur fundi dhe ju, me apo pa vetëdije, kërkoni lumturinë te dikush tjetër, pa probleme në lidhje dhe shqetësime!

Pritjet afatgjata

Në një raport çelës kryesor janë marrëdhënie cilësore me partnerin. Pritjet në të njëzetat nuk janë të njëjta me ato në të tridhjetat apo dyzetat, që do të thotë se njerëzit ndryshojnë, rriten, përparojnë, por edhe pritjet ndryshojnë. Për të ditur se në cilën fazë jeni me partnerin tuaj, pyeteni veten për dëshirat dhe bisedoni me partnerin për të ardhmen tuaj duke krahasuar dëshirat dhe planet.

Problemet lindin për shkak të mungesës së komunikimit dhe kërkesave jo gjithmonë reale, pas të cilave, zakonisht pason zhgënjimi dhe të ikja në një botë imagjinare që mund t’ju ofrojë një person tjetër. Gjëja më e rëndësishme që ju duhet të bëni është të tregoni çka prisni nga partneri dhe atë çka kërkon nga ju, përndryshe do të trokisni në errësirë, do të krijoni energji negative e cila me kohë, rritet përfundimisht në diçka shumë më të keqe.