Meshkujt dashurohen disa herë më shumë se femrat

Rreth gjysma e femrave bien në dashuri vetëm një herë, sipas një sondazhi të ri botëror.

Lifestyle

23/02/2015 16:36

Meshkujt bien në dashuri disa herë më shumë gjatë jetës së tyre se femrat, sipas një sondazhi të ri.

Haagen-Dazs dhe The School of Life i pyeti rreth 200,000 të rritur rreth marrëdhënieve, dhe zbuloi se më shumë se gjysma e meshkujve thanë se kanë dashuruar më shumë se një femër gjatë jetës së tyre.

Për femrat, doli të ishte e kundërta, me vetëm 45% prej tyre që thanë se kanë dashuruar më shumë se një mashkull, transmeton Lajmi.net.

Në anën tjetër, pjesëmarrëset e tjera femra, rreth 47% prej tyre, thanë se kanë dashuruar vetëm një herë gjatë jetës së tyre; me 39% prej meshkujve që deklaruan të njëjtën gjë.

5% e të dyja gjinive thanë se nuk kanë rënë në dashuri asnjëherë, por shumica prej tyre ishin të moshës nën 24 vjeçare dhe thanë se besojnë që do të bien në dashuri në të ardhmen.

Më shumë se gjysma e të gjithë pjesëmarrësve thanë se besojnë në dashuri të vërtetë, por shumica prej tyre nuk besojnë se do ta gjejnë dashurinë e tyre në Facebook, transmeton Lajmi.net.

Vetëm 3% prej tyre thonë se marrëdhënia fillon me një akt seksual, të tjerët thonë se marrëdhënia fillon kur të njoftohesh me familjen e tyre, ndërsa rreth 20% prej tyre thonë se fjala “të dua” është një tregues i qartë për këtë.

Ky studim del të jetë më ndryshe nga studimet e mëhershme.