Meshkuj, nëse keni probleme me ejakulimin e hershëm, këto këshilla duhet t’i lexoni gjithësesi

Edhe pse ejakulimi i parakohshëm është problemi më i zakonshëm seksual, prapë së prapë meshkujt e kanë shumë të vështirë të flasin rreth tij. Shpesh, meshkujt nuk e kanë shumë të qartë se çfarë quhet ejakulim i parakohshëm.

Lifestyle

24/04/2018 18:24

Mashkullit të zakonshëm i duhet diçka më pak se tre minuta për të ejakuluar që nga momenti i penetrimit. Sipas përkufizimit shkencor, ejakulim i parakohshëm quhet kur ejakulimi ndodh para se mashkulli ta dëshirojë një gjë të tillë ose kur nuk arrin të kënaqë partneren. Kjo bën që ereksioni (ngrehja) të mos zgjasë për arsyen e thjeshtë se shkarkimi i tij ka çliruar një sasi të madhe të tensionit seksual.

Zgjidhja e problemit – Disa këshilla

Metoda “stop dhe start”

Kjo nënkupton ndalimin e çdo veprimi pak para ejakulimit. Kur nevoja për të ejakuluar zbutet, fillo procesin nga fillimi. Përsërite disa herë.

Merr frymë

Shumë njerëz nuk e dinë, por frymëmarrja e rregullt ndihmon që të fitosh kontroll mbi ejakulimin. Kjo ndodh për shkak se disa frymëmarrje të thella ndihmojnë që të relaksohesh, të qetësosh eksitimin dhe tensionin që shpie tek ejakulimi i parakohshëm. Praktikohu duke marrë frymë thellë dhe qetësoje të gjithë trupin.

Përdor kremra ose spray

Disa kremra ulin ndjeshmërinë e penisit gjatë marrëdhënies kështu që është e mundur që të zgjasësh më shumë. Këto kremra ose spray përdoren 5 – 10 minuta para aktit, duke lyer kokën dhe trupin e penisit. Substanca aktive që këto kremra ose spray kanë ndikon duke rritur fortësinë e penisit dhe uljes se ndjeshmërisë në këtë mënyrë mashkulli e ka më të vështirë të prishet dhe akti zgjatë më shumë.

Pozicioni gjatë seksit

Pozicioni “misionar” (pozicioni klasik ku femra qëndron poshtë me këmbët hapur dhe mashkulli sipër) nuk është pozicioni më i mirë për të pasur nën kontroll procesin e ejakulimit.

Komunikimi

Është gjithashtu kyç për seks të gjatë. Tregoja partneres kur je afër prishjes dhe atë që mundesh apo nuk mundesh ta kontrollosh. Kjo nënkupton përdorimin e fjalëve pasi shenjat jo verbale mund të keqkuptohen. “Ndal”, “Mbaje”, “Fillo”, dhe “Më shumë”, janë fjalë më se të kuptueshme.