Meshkuj, këto pesë gjëra e tërheqin shumë një femër

Femrat... atyre ju pëlqejnë meshkujt për disa arsye. Por, ka disa karakteristika specifike dhe elemente të veçanta jetësore pse një femër mund të tërhiqet nga një mashkull.

Lifestyle

19/11/2015 18:06

Kështu, lajmi.net i ka radhitur pesë gjërat kryesore që e tërheqin një femër për të dalë me një mashkull dhe për t’u lidhur me të:

1. Paratë
Po, sigurisht që paratë. Edhe pa bërë ndonjë studim të thellë, shumica e femrave e duan një njeri me potencial të lartë fitues dhe me një gjendje shumë të mirë financiare.

2. Zëri i trashë
Një zë i trashë e shfaqë një mashkull më burrëror dhe e bën të ndihet më i shëndetshëm dhe të duket shumë seksi, transmeton lajmi.net.

3. Gjatësia
Femrave ju pëlqen një mashkull më i gjatë se vetë, në raste të rralla më i shkurtër – nëse ka para, sigurisht.

4. Meshkujt që veshin këmisha
Cila femër nuk e dëshiron një mashkull me trup të formuar, dhe cila veshje ia shfaqë trupin më mirë se këmisha?

5. Meshkujt me sens humori
E gjitha çfarë dëshirojnë femrat është një mashkull i cili mund t’i bëjë të qeshë. (lajmi.net)