Meshkuj, duhet të bëni kujdes, ja çfarë ju bën pornografia (Foto) – Lajmi.net
Meshkuj, duhet të bëni kujdes, ja çfarë ju bën pornografia (Foto)
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 19:44, 17 March 2017
Të shohësh shumë pornografi shkakton tkurrje të trurit dhe përgjigje të vakëta ndaj stimulimeve seksuale.

Ky ka qenë përfundimi i një studimi të Institutit Max Planck në Berlin ku për herë të parë, është zbuluar se shikimi i rregullt i pornografisë, mund të jetë fizikisht i dëmshëm.

Studiuesit vunë re se pjesa e trurit, striatum, që aktivizohet kur ndihesh i motivuar ose i shpërblyer, tkurret dhe punon në mënyrë jo aq efektive.

Kjo pjesë e trurit është përgjegjëse për “shpërblime dhe motivacione”, por besohet që pornografia pengon funksionin e tij.

Gjithashtu ka rezultuar se, njerëzit që shohin rregullisht filma porno, kanë nevojë për ngacmime më të forta për të arritur të njëjtin stimulim seksual.

Autorja e këtij studimi, Simone Kuhn, megjithatë ka theksuar se nuk është ende e qartë nëse materialet pornografike e zvogëlojnë trurin, apo janë meshkujt me striatum më të vogël ata që shikojnë më shumë materiale +18.

Studimi i ka përfshirë 64 meshkuj të moshës 21 deri në 45 vjeç dhe i ka hulumtuar se si truri i tyre reagon ndaj fotografive seksuale.

Megjithëse nuk është e qartë se pornografia është baza e dobësimit të trurit të meshkujve, mund të themi lirshëm se mund të ketë efekt determinues tek ata.

Nëse shikoni filma pornografikë së paku një herë në javë, do të duhej të pyesni veten a është çdo gjë në rregull me ju.

 

Fjalët kyçe: Pornografia

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Supercar Showdown
  • Play Berry Rush
  • Play Pro Kicker Frenzy