Mesha e mirënjohjes, tjetër seancë në Vatikan për Nënë Terezën

Edhe pse në numër më të vogël se një ditë më parë, sheshi Shën Pjetri u mbush sërish nga qindra mijëra pelegrinë, të cilët vijuan festimet për shenjtërimin e Nënë Terezës.

Lajme

05/09/2016 17:24

Kjo pasi me 4 shtator, në një meshë të veçantë, u bë shenjtërimi i Nënë Terezës. Ajo tani tutje do të quhet Shën Tereza.

Në këtë ngjarje morën pjesë një numër i madh qytetarësh nga e gjithë bota, përfshirë edhe shqiptarë.

Para meshës, ne natën e 3 shtatorit u mbajt një koncert i madh me yjet e skenës shqiptare./lajmi.net