Mesfushori i njohur transferohet në Kinë, rroga 20 milionë euro në vit (FOTO)

Axel Witsel është futbollisti i radhës nga Evropa që do të transferohet në Kinë.

Sport

31/12/2016 08:37

Axel Witsel do të largohet nga Zenit St Petersburg.

Por, ai nuk do të transferohet në Juventus.

Mesfushori belg ka marrë ofertë nga një klub kinez me vlerë prej 18 milionë euro dhe 2 milionë euro shtesë në bonuse në kontratë katërvjeçare prej gjithsejtë 72 milionë euro, raporton “Corriere dello Sport”, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, ai është i gatshëm të largohet nga Zenit St Petersburg, klub me të cilin ka kontratë vetëm deri në fund të këtij sezoni. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.