Mesfushori ‘më i mirë në botë’ nënshkruan me Barcelonën (FOTO)

Andres Iniesta do të pensionohet në Barcelonë.

Sport

31/12/2016 08:25

Barcelona ka një plan, vazhdimin e kontratës së mesfushorit Andres Iniesta.

Legjenda e gjigantit katalan ka marrëveshje me klubin deri më 2018.

Por, drejtuesit e kampionit të La Ligës dëshirojnë të vazhdojnë qëndrimin e tij në Camp Nou deri më 2020, raporton e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, përcjell “lajmi.net”.

Iniesta konsiderohet si një prej mesfushorëve më të mirë në botë.

Dhe, ai ka pranuar se dëshiron të pensionohet në Barcelonë. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.