Mesfushori i Kosovës me gjest madhështor para Bajramit – Lajmi.net
Mesfushori i Kosovës me gjest madhështor para Bajramit
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSport 21:31, 13 June 2018
Herolind Shala ndihmon njerëzit në nevojë.

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala, e ka bërë një gjest fantastik.

Ai ka ndihmuar disa familje në nevojë para festës së Bajramit, përcjellë “Lajmi.net”.

“Disa momente gjatë vitit na zgjojnë më fuqishëm ndjenjat për t’iu bërë mirë të tjerëve. Në anën tjetër disave e ndjejmë për borxh t’iu ndihmojmë.

Sot kur po shpërndaja disa dhurata modeste në vigjilje të festës së Bajramit, kujtova që t’i shohësh njerëzit tek gëzohen është ndjenjë që të plotëson si njeri.

Faleminderit zot që më ke dhënë mundësi për t’i ndihmuar këtyre familjeve në nevojë të madhe”, shkroi Shala në Facebook. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO