Mesfushori amerikan detyrohet ta lë skuadrën e Manchester United shkaku i problemeve me vizë

Nuk janë vetëm lojtarët e Kosovës ata që po përballën me problemet e dokumentacioneve.

Sport

15/08/2018 16:51

Është mesfushori i ri i Manchester United, Will Vint që u detyrua ta lë klubin për shkak të problemeve me vizë.

Pak muaj më parë Will Vint nënshkroi një marrëveshje të ëndrrave me akademinë e United. Për fatin e tij të keq ai u detyrua që të largohet më shpejtë se që e kishte menduar.

Me kthimin në Amerikë, Vint do të perballet në gjykatë me tri skuadra të MLS:  Atlanta United, Sporting Kansas City and Philadelphia Union.

Skuadra e Manchester do ta monitoroj këtë çështje dhe do ta bëj të pamundurën që ta kthej përsëri talentin Amerikan. /Lajmi.net/