Mesazhi që Zidane ua dërgoi lojtarëve pas largimit nga Real Madrid

Zinedine Zidane të enjten u largua nga Real Madrid, pas qëndrimit prej dy vite e gjysmë.

Sport

01/06/2018 20:33

Trajneri francez mbajti një konferencë për shtyp, ku njoftoi për largimin e papritur, vendim të cilin e pranoi skuadra e Real Madridit.

Pas njoftimit për largim, Zidane u ka dërguar një mesazh të gjithë lojtarëve të Real Madridit, me të cilët bëri historinë duke fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve radhazi.

Është Cadena Cope që ka publikuar mesazhin që Zidane u ka dërguar lojtarëve.

”Faleminderit për gjithçka. Pa mbështetjen tuaj në momentet e vështira, asgjë nuk do të ishte e mundur. Shihemi së shpejti.”/Lajmi.net/