Mesazhi i Vidalit

Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, ka publikuar një mesazh që mund të konsiderohet si lajm i keq për Manchester Unitedin, që kërkon transferimin e tij në Old Trafford.

Sport

04/08/2014 21:34

Arturo Vidal është gjithnjë e më larg nga Manchester United.

Ylli i Juventusit ka publikuar një fotografi në rrjetin social Twitter ku shihet i shoqëruar nga bashkëlojtarët e ekipit në turneun përgatitor në Indonezi.

“Xhakarta! Jemi gati”, ka shkruar Vidal, i gatshëm për betejat e reja me Bianconerët. Krejt ky motivim nga ana e yllit kilian mund të jetë lajm i keq për Manchester Unitedin që spekulohet se vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e Vidalit në Old Trafford.

Afati kalimtar i verës mbyllet në mesnatën e 31 gushtit andaj deri atëherë pa dyshim se tifozët e Juventusit do të jenë nën ethe për të ardhmen e një prej futbollistëve më të mirë të kampionit të Italisë.