Mesazhi i Ronaldos për Falcaon

Cristiano Ronaldo ka uruar yllin kolumbian Radamel Falcao të rikthehet sa më shpejt nga lëndimi dhe thotë se “futbollit i duhet” prezenca e tij në Kampionatin botëror. Sulmuesi i Monacos, 27-vjeç, do të mungojë në vazhdim të sezonit pasi lëndoi ligamentet e gjurit më herët gjatë janarit, që me gjasë do t’i pamundësojë të luajë…

Sport

31/01/2014 09:36

Cristiano Ronaldo ka uruar yllin kolumbian Radamel Falcao të rikthehet sa më shpejt nga lëndimi dhe thotë se “futbollit i duhet” prezenca e tij në Kampionatin botëror.

Sulmuesi i Monacos, 27-vjeç, do të mungojë në vazhdim të sezonit pasi lëndoi ligamentet e gjurit më herët gjatë janarit, që me gjasë do t’i pamundësojë të luajë në garën e verës në Brazil.

Mirëpo, doktori që e operoi atë ka lënë të hapur mundësinë e paraqitjes së Falcaos në Kampionatin botëror dhe Ronaldo shpreson se sulmuesi do të arrijë të luajë në garën kryesore ndërkombëtare.

“I vetmi mesazh që mund t’i jap është se e di se ka shumë fuqi dhe guxim”, deklaroi Ronaldo për RCN.

“Shpresoj se ai mund të rikuperohet sa më shpejt sepse futbollit i duhet Falcao. Kampionati botëror dhe ekipi i Kolumbisë e presin. Shpresoj të rikuperohet sa më parë në mënyrë që të jetë i gatshëm me kohë. Kjo është ajo që e duam të gjithë. Qëndro i fortë, Falcao”, u shpreh ylli i Real Madridit.