Mesazhi i Ritës për armët kimike

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë thirrje që shqiptarët ta ngrënë zërin për të mos lejuar ardhjen e armëve kimike siriane në Shqipëri. Në një mesazh të saj, ajo ka thënë se është e terrorizuar nga ajo që po ndodh në Shqipëri. “Sapo ka marrë disa mesazhe nga fansat e mi, që…

ShowBiz

15/11/2013 13:00

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë thirrje që shqiptarët ta ngrënë zërin për të mos lejuar ardhjen e armëve kimike siriane në Shqipëri.

Në një mesazh të saj, ajo ka thënë se është e terrorizuar nga ajo që po ndodh në Shqipëri.

“Sapo ka marrë disa mesazhe nga fansat e mi, që më informojnë për atë që po ndodh në Shqipëri. Jam totalisht e shokuar dhe e terrorizuar. Më vjen keq që nuk mund t’ju ndihmoj dhe të jem aty, sepse kam ngecur në studio”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në rrjetin social Twitter.

“Jam me ju njerëz, le ta ngremë të gjithë zërin për ta ndaluar shkatërrimin e këtyre armëve kimike në Shqipëri. Të gjithë së bashku at shpëtojmë kulturën tonë, kombin tonë”, ka vazhduar Rita.