Mesazhi i Putinit për Khabibin që nuk do t’i pëlqejë aspak McGregorit – Lajmi.net
Mesazhi i Putinit për Khabibin që nuk do t’i pëlqejë aspak McGregorit
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 13:49, 11 October 2018
Vladimir Putin e ka mbështetur Khabib Nurmagomedovin për veprimet e tij pas ballafaqimit me Conor McGregor.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka mbështetur Khabib Nurmagomedovin për veprimet e tij pas ballafaqimit me Conor McGregor në UFC 229.

Putin ka thënë se Nurmagomedov ishte i “provokuar” në Las Vegas dhe kjo zgjoi reagimin e tij të dhunshëm duke sulmuar ekipin e irlandezit.

“Jam i sigurt se edhe babai yt e kupton”, u shpreh Putin, përcjell lajmi.net. “Ishte bërë për të provokuar dhe të përdoret kundër teje gjatë meçit”, shtoi ai.

Putin po ashtu ka kërkuar nga babai i Khabibit të mos tregohet shumë i ashpër në ndëshkimin e tij për sjelljen e luftëtarit kundër McGregorit. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO