Mesazhi i pilotit turk duke bombarduar Sirinë bëhet hit në internet

Pas ofensivës turke në Sirinë e Veriut kundër kurdëve të YPG në rrjetet sociale të vendit, si edhe në media, ka filluar një fushatë pro sulmit, duke shpërndarë video dhe foto nga aksioni.

Fun

23/01/2018 21:58

Një ndër to është edhe videoja e një piloti avioni F-16 që mori pjesë në fazën fillestare të sulmeve mbi qytetin Afrin, i cili është nën kontrollin e kurdëve.

“Tani do ta njihni forcën e Turqisë ju tradhtarë”, dëgjohet ai të thotë teksa hedh bombat.

Turqia është në ditën e tretë të sulmit në Siri, ndërsa ditën e djeshme u futën edhe këmbësoria.