Mesazhi i Messit pas dy golave ndaj Chelseat

Lionel Messi shënoi dy gola në fitoren 3:0 ndaj Chelseat në Camp Nou.

Sport

15/03/2018 07:23

Lionel Messi është shprehur i lumtur me kualifikimin e Barcelonës në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi argjentinas shënoi dy gola në fitoren 3:0 ndaj Chelseat në Camp Nou.

Kurse, pas ndeshjes është shprehur i lumtur me paraqitjen e ekipit.

“Chelsea ka futbollistë shumë të mirë andaj ne luajtëm fort për 90 minuta”, deklaroi Messi për mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.

“Kur shënuam golin e tretë e dinim se e siguruam kualifikimin”, theksoi ai. /Lajmi.net/