Mesazhi i Google kur teprohet me pornografinë

Google ka një mënyrë krejt origjinale për të vënë në dukje kur teprohet me diçka, aq më tepër kur bëhet fjalë për pornografinë.

Auto & Tek

30/03/2017 23:15

Dikush, diku ka vënë re se motori i kërkimit ka një gjuhë të koduar për të të vënë në dijeni të asaj që po bën në shfletuesin Chrome.

Testi është bërë në modalitetin e fshehtësisë të aktivizuar (Incognito Mode), ku po të hapësh më shumë se 100 tabe të reja, në ekran të shfaqet buzëqeshja simbolike “- ? –“, që e përkthyer në fjalë mund të jetë: “Ehaaa, çfarë po bën?!”.

Faqja “Mashable” e interpreton këtë si një mesazh argëtues për t’u tërhequr veshin përdoruesve që shfrytëzojnë “Incognito Mode” për të humbur gjurmët e navigimit të tyre.