Mesazhi i Furyt për Joshuan dhe Wilderin

Tyson Fury ka dhënë sinjalet e para se shumë shpejtë do të luftojë për titull bote në peshat e rënda.

Sport

10/06/2018 08:52

Britaniku është rikthyer në ring pas gati dy vitesh, duke e mposhtur me lehtësi boksierin shqiptar Sefer Seferi.

Pas fitores ndaj Seferit, Fury, nuk ka mundur të mos flas edhe për Anthony Joshuan dhe Deontay Wilderin.

“Shumë shpejt, aq sa Frank (Warren) ta sigurojë meçin, unë do të jem atje. Porsa ata të jenë gati, unë do të jem atje”, është përgjigjur Fury në pyetjen e gazetarëve se kur do të përballet me Joshuan apo Wilderin./Lajmi.net/