Mesazhi i Contes që po i kushton 100 milionë euro Chelsea

Një mesazh i Antonio Contes po i kushton Chelseas deri në 100 milionë euro.

Sport

18/01/2019 13:28

Trajneri italian në fillim të vitit 2017, përmes një mesazhi të dërguar i kishte bërë të qartë ish sulmuesit të Chelsea, Diego Costa, që të ardhmen ta mendojë larg ‘Stamford Bridge’.

Costa, edhe pse kundër vullnetit të tij ishte detyruar të largohet nga Chelsea në qershor të vitit 2018, duke u rikthyer në Spanjë te Atletico Madrid, përcjell ‘lajmi.net’.

Shitja e pamenduar e Costas i ka kushtuar deri në 100 milionë euro skuadrës së Chelsea.

‘Blutë’ e Londrës pas largimit të Costas transferuan Giroud dhe Morata, ndërsa këtë afat kalimtar po huazojnë nga Juventusi sulmuesin Gonzalo Higuain.

Shpenzimet në transferimin e këtyre sulmuesve, kanë kapur shifrën e 100 milionë euro./Lajmi.net/