Mesazhi i Buffon për Ronaldon pas transferimit te Juventusi

"Ai gjithmonë ka nevojë për pak mundësi, që të bëjë gjëra të mëdha”.

Sport

13/08/2018 15:22

Gianluigi Buffon ka folur rreth transferimit të Cristiano Ronaldos te Juventusi.

Italiani beson se Ronaldo do ta ndihmojë shumë Juven, përcjellë “Lajmi.net”.

“Unë shpresoj se ai mund t’i japë Juventusit atë që ka dhënë me ekipet e tij të mëparshme. Ronaldo nuk do t’i japë më Juventusit pakënaqësinë e viteve të fundit, kur e kishim rival”, deklaroi Buffon.

“Shkuarja e tij te Juventusi nuk është për t’u habitur. Ai ka një kapacitet të madh prej udhëheqësi, çka e ka dëshmuar në ekipet ku ka luajtur. Kjo është historia e tij”.

“Edhe nëse nuk fiton tituj, ai gjithmonë ka nevojë për pak mundësi, që të bëjë gjëra të mëdha”, shtoi ai. /Lajmi.net/