Mesazhi i Ancelottit për Juventusin

Carlo Ancelotti ka folur për të ardhmen e tij gjatë një interviste për ‘La Domenica Sportiva’.

Sport

04/12/2017 16:42

Ish trajneri i Bayernit ka bërë të ditur se nuk dëshiron të ulet në asnjë bankinë deri në përfundim të sezonit.

58 vjeçari po ashtu ka hedhur poshtë mundësinë që në përfundim të sezonit të marrë drejtimin e Juventusit.

“Kam simpati të madhe për Andrea Agnellin, unë e vlerësoj shumë atë, por nuk mund të kthehem kundër të kaluarës sime”, ka deklaruar Ancelotti./Lajmi.net/