Mesazhi i Evropës me “sabah” për Erdoganin: KUJDES çfarë po bën!

“Aksioni i pastrimit nuk duhet të jetë i pabazuar, dhe nuk duhet të ndërmerren dënimi që nuk janë në kuadër të sistemit të drejtësisë. Të drejtat e njeriut duhet të mbrohen, gjithçka tjetër është padrejtësi dhe dëshirë”, ka thënë Kurz.

Bota

18/07/2016 09:21

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz ka thënë sot se është e papranueshme që Turqia, pas grusht shtetit të dështuar, sërish ta rikthej dënimin me vdekje.

“Rikthimi i dënimit me vdekje do të ishte plotësisht i papranueshëm. Është e nevojshme që Turqia ta ketë të qartë se nuk ka rikthim të dënimit me vdekje, si pas johumane”, ka thënë Kurz në intervistë për “Kurir” të Vjenës, transmeton lajmi.net.

“Aksioni i pastrimit nuk duhet të jetë i pabazuar, dhe nuk duhet të ndërmerren dënimi që nuk janë në kuadër të sistemit të drejtësisë. Të drejtat e njeriut duhet të mbrohen, gjithçka tjetër është padrejtësi dhe dëshirë”, ka thënë Kurz.

Ai ka paralajmëruar se Austria në takimin e sotëm të shefave të diplomacive të BE-së në Bruksel do të insistojë që BE-ja t’ia tregoj Turqisë “deri ku i ka kufijtë”.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar dje për mundësinë e kthimit të dënimit me vdekje pas dështimit të grusht shtetit ku mbetën të vrarë mbi 290 persona.  /Lajmi.net/