Mesazhi emocionues i Ujkanit pas vdekjes së Vokrrit

Samir Ujkani ka publikuar një mesazh ngushëllimi pas vdekjes së presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, (FFK), Fadil Vokrri.

Sport

09/06/2018 12:42

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani ka publikuar një mesazh ngushëllimi pas vdekjes së presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, (FFK), Fadil Vokrri.

“Jam i shokuar, nuk mund të besoj që legjenda e futbollit nuk do të jetë më në mesin tonë. Do të kujtojmë gjithmonë President, ashtu si një njeri të qeshur dhe modest, edhe atëherë kur të gjithë shqipetarët të lavdëronin për punën tënde. Do të mbetesh frymëzimi ynë i perhershëm. Jam pa fjale por me dhimbje shumë ! Ngushëllime familjes dhe të gjithë Kosovës. Një legjendë si Fadil Vokrri nuk vdes kurr, ai gjithmonë do te jetë me ne, me kujtimet më të mira. Faleminderit President !”, shkroi Ujkani në Facebook. /Lajmi.net/