Mesazhet e LeBron dhe Curry për D-Rose

Derrick Rose ka kënaqur të gjithë tifozët e basketbolli me performancen e tij të mbrëmshme.

Sport

01/11/2018 23:57

Ish MVP realizoi plotë 50 për ti siguruar fitoren skuadrës së tij, shkruan lajmi.net.

Performanca mori vëmendje edhe më të madhe për shkak të problemeve që Rose ka pasur gjatë karrierës së tij, me shumë lëndime që pothuajse ja ndërprenë karrierën.

Mos dorëzimi i tij e bëri edhe më madhështore performancën 50 pikëshe të amerikanit.

Pas ndeshjes nga një mesazh për të kanë pasur edhe LeBron James e Stephen Curru.

LeBron është shprehur: “ Edhe kur një super hero bie poshtë, në fund të ditës ai përsëri super hero mbetet”.

Curry në anën tjetër, i cili poashtu ishte ballafaquar me një lëndim në vitin 2012, ka thënë:
“Nuk mund t’i imagjinojë ditët, muajt dhe vitet e vështira në të cilat ai kaloi. 50 pikë! Shumë respekt, vëlla”.

Kujtojmë se Derrick Rose, është lojtari më i ri në histori të NBA që është shpallur MVP. /Lajmi.net/