Mesazhet e Kerry-t ishin të qarta, përkundër sfidave globale SHBA mbetet e përkushtuar në Kosovë

Zëvendëskryeministri njëherësh ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi thotë se vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry është domethënëse për Kosovës.

Lajme

02/12/2015 19:46

 

Thaçi thotë se Kerry dha mesazhe të qarta, se SHBA-të mbeten partnere të Kosovës, raporton lajmi.net.

Zëvendësministri thotë se vetëm “nëse bëhemi bashkë dhe dialogojjnë në institucione”, asgjë “kurrë nuk do të na ndalë”.

“ Vizita e Sekretarit Kerry ishte shumë domethënëse për Kosovën. Mesazhet ishin të qarta: Përkundër sfidave globale, SHBA mbetet e përkushtuar si partnere e Kosovës. Ata që na ndihmuan të çlirohemi dhe të pavarësohemi po na ndihmojnë edhe të forcohemi dhe të bëhemi anëtarë të BE-së dhe NATO-s. Nëse bëhemi bashkë dhe dialogojmë në mes vete në institucionet që i kemi krijuar, asgjë kurrë nuk do të na ndalë. Kerry vlerësoi lidershipin e Kosovës dhe guximin e shtetit tonë që të përballet me sfida dhe të shënojë sukses në ndërtimin e shtetit. Interaksioni aktiv me SHBA do të vazhdojë edhe në ditët dhe javët që vijnë, dhe nga ky bashkëpunim vetëm lajme të mira do të vijnë”, thotë Thaçi./lajmi.net