Mesazh i mirë nga Britania

Ministri i Britanisë së Madhe për Europë, David Lidington, përshëndet procesin zgjedhor të 3 nëntorit. Ai thotë se është punuar shumë për të pasur zgjedhje të lira e korrekte, ndërsa shpreh keqardhje për incidentet që prodhuan dhunë në Veri.

Lajme

04/11/2013 18:00

Ministri i Britanisë së Madhe për Europë, David Lidington, ka vlerësuar organizimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, por ka dënuar dhunën në Veri të Kosovës.

Në një komunikatë të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë, thuhet se Lidington ka mirëpritur ngritjen e pjesëmarrjes së votuesve në këto zgjedhje në disa komuna të Kosovës.

“Organizatat si ajo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, së bashku me OSBE’në dhe Misionin e Vëzhguesve të BE’së, kanë punuar shumë për të pasur zgjedhje të lira dhe korrekte”.

“Unë, megjithatë, shpreh keqardhje për incidentet që prodhuan dhunë dhe frikë në pjesën veriore të Kosovës, gjë që detyruan të mbyllën qendrat e votimeve. Mbajtja e zgjedhjeve në komunat e pjesës veriore të Kosovës është vendimtare për zbatimin e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë të arritur më 19 Prill”.

“Unë përshëndes përpjekjet e të dy Qeverive të bëra paraprakisht për të inkurajuar pjesëmarrje në zgjedhje të suksesshme, dhe dënimin që u kanë bërë veprimeve të një pakice ekstremiste të cilët nuk duhet lejuar të minojnë procesin”.

“Britania do të punojë nga afër me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë për të mbështetur një rezultat të suksesshëm të këtij procesi”.