Mes “Shumë pis” e “S’jena mo”, zgjedhet Kënga e Verës 2015

Ju keni zgjedhur këngën më të mirë të kësaj vere e ajo është "S'jena mo" nga Majk dhe Geti.

ShowBiz

07/10/2015 18:00

Lexuesit e lajmi.net kanë votuar për të shpallur këngën më të mirë shqip të kësaj sezone të verës.

Mes shumë hiteve, si dhe mes një dueli me këngën tjetër shumë të pëlqyer, “Shumë pis”, kënga e bukur e Majk dhe Getit ka arritur të marrë më shumë vota.

Kështu, bashkëpunimi i Erës me Ledrin është pozicionuar në vendin e dytë, përcjellë nga “Love me” e Elvanës dhe Brunos në vendin e tretë.

Vendi i katër i takon këngës “Ani nasht” nga 2 Ton ndërsa “Premtimet” e Kidës dhe Mozzik janë të katërt.

Më poshtë keni dhjetë propozimet të pozicionuar sipas votave:

  1. S’jena mo – Majk ft. Geti
  2. Shumë pis – Era Istrefi ft. Ledri Vula
  3. Love me  – Elvana Gjata ft. Bruno
  4. Ani nasht – 2 Ton
  5. Premtimet – Kida ft. Mozzik
  6. Kalle – Adrian Gaxha ft. Lindon
  7. Ti don – Dhurata Dora
  8. Holla – Cozman ft. Tuna
  9. Nallane – Flori ft. Dj. Vicky
  10. Soul Killa – Enca
YouTube player