Mes plumbave dhe gurëve: Plaka heroinë që i lutë ushtarët izraelitë dhe palestinezët për paqe VIDEO

Një grua e moshuar ka qëndruar në zonën neutrale apo siç njihet ndryshe “toka e askujt” dhe ka tentuar që t’i ndalë përleshjet e të rinjve palestinez dhe ushtrisë izraelite në Vitlejem në Bregun Perëndimor.

Bota

16/12/2017 21:39

Plaken reporteri i “Russia Today” e ka xhiruar se si tenton të “krijoj paqe” ndërmjet dy palëve në konflikt. Ajo ecë e pa frikësuar nga forcat e sigurisë izraelite të armatosura rëndë deri te palestinezët që gjuanin me gurë, shkruan lajmi.net.

Në video shihet se si gruan e godet një palestinez i maskuar dhe ajo bie në tokë, mirëpo shumë shpejt një tjetër palestinez i ndihmon të ngrihet.

Plaka thuhet se është izraelite.

Së paku tetë persona janë vrarë në protestat e palestinezëve pas pranimit të Jerusalemit nga Amerika si kryeqytet i Izraelit, derisa qindra janë lënduar. /Lajmi.net/

YouTube player

Lexoni edhe:

Rrëfimi emocional për palestinezin pa këmbë që u vra gjatë protestave për Jerusalemin