Mes lotësh, Stresi përfundon këngën dedikuar nënës

Reperi Stresi është shumë aktiv me projekte të reja muzikore.

ShowBiz

09/09/2018 14:00

Ai përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se sapo ka përfunduar këngën e re, kësaj radhe një projekt shumë i veçantë për reperin, shkruan lajmi.net.

Kjo ngase, Stresi këtë këngë ia dedikon nënës, e në Instagram, ai ka postuar bisedën private me nënën, në momentin kur i tregoi se ka finalizuar këngën.

“Me zor po e mbylli këngën për ty, se veç qaj. Po jam duke e përmirësu me e këndu përmendësh po nuk më lejojnë lotetë, aq shumë të du”, i kishte shkruar reperi nënës së tij.

Ai ndër të tjera konfirmoi pjesëmarrjen në festivalin “Kënga Magjike”, duke shkruar “Nuk ishte e lehte ti kendoje Nenes Nenave Tona Ne Pergjesi , Un E Mbarova Si Keng Dhe Po Pres Ta Mbaroj Komplet Keto Dit . Dhe Konfirmoj Pjesmarrjen Time Ne Kenga Magjike ???? Te Dua Nene”. /Lajmi.net/