Mes familjes dhe Stresit, Keisi tregon se kë do zgjedhte

Keisi, tashmë njihet si e dashura e reperit, Stresi.

ShowBiz

20/02/2019 18:00

Ajo po ashtu pak më parë konfirmoi edhe martesën me reperin shqiptar përmes një postimi të fundit të ndarë me ndjekësit, shkruan lajmi.net.

Ndërsa tani, e pyetur në Instagram se kë do zgjedhte mes familjes dhe Stresit, Keisi befason me përgjigjen e saj.

“Fatmirësisht njerëzit në jetën time nuk më vëjn në pozita të tilla apo ultimatume pasi unë jam një njeri që veproj gjithmonë me kokën time. Familja ime mbështet gjithmonë lumturinë time dhe unë nuk do mund tua ktheja kurrë kurrizin por Arkimedi është bashkëshorti im dhe tashmë edhe ai hyn tek familja qkshu përgjigjen besoj e kuptoni vet”, shprehet ajo.

Imazhi që ua sjellim në vazhdim i sqaron të gjitha. /Lajmi.net/