Mes dhimbjes e krenarisë! Leonora Jakupi niset për ta rivarrosur të atin

Sot rivarrosen dëshmorët Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi.

ShowBiz

21/09/2018 13:57

Eshtrat e dëshmorëve janë rikthyer në vendlindje dje, ndërsa në orën 10:00 u mbajtën homazhe në nderë të tyre në Kuvendin e Kosovës.

Në orën 12:30 u mbajt akademi përkujtimore për komandant Ahmet Krasniqin dhe dëshmorin Qazim Jakupin, ku në një fjalë rast audiencës iu drejtuan edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Pas përfundimit të kësaj ceremonie,  nga ora 14:00 do të bëhet ceremonia e rivarrimit të dëshmorëve Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi, në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Pas arkivoleve të dëshmorëve, familjarë e qytetarë të tjerë janë nisur drejt varrezave, në mesin e tyre edhe këngëtarja Leonora Jakupi, e cila me dhimbje e krenari rikthen eshtrat e babait në vendlindje. /Lajmi.net/