Mërzia e Riberys

Ylli i Bayern Munichut, Franck Ribery ka fituar gjithçka që mund të fitohet në nivelin e klubeve brenda edicionit të kaluar dhe së fundmi hyri në mesin e tre finalistëve për Topin e Artë 2013. Mirëpo, edhe ai ka diqka që e bën të ndihet i mërzitur. ‘Jam i lumtur, për veten, për klubin dhe…

Sport

11/12/2013 19:12

Ylli i Bayern Munichut, Franck Ribery ka fituar gjithçka që mund të fitohet në nivelin e klubeve brenda edicionit të kaluar dhe së fundmi hyri në mesin e tre finalistëve për Topin e Artë 2013. Mirëpo, edhe ai ka diqka që e bën të ndihet i mërzitur.

‘Jam i lumtur, për veten, për klubin dhe për gjithë familjen time”, deklaroi Ribery për FIFA.com.

“Por, jam pak sa i mërzitur për Zlatan Ibrahimovicin i cili është futbollist i madh dhe ka bërë shumë gjëra të mrekullueshme në Paris Saint-Germain”, shtoi ai.

Ylli suedez po ashtu kaloi një stinor të jashtëzakonshëm duke inspiruar PSG-n drejt titullit të kampionit në Ligue 1 – së bashku me lojëra të mira me Suedinë në kualifikime për Kampionatin botëror 2014 – dhe kualifikimit tutje për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, por nuk hyri në mesin e finalistëve ku përveq Riberys, gjenden edhe Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.