Meryl Streep sulmon hapur Trump-in në fjalimin emocionues në ‘Golden Globes’ (Video)

Ajo nuk ka hezituar të flasë ashpër kundër presidentit të sapozgjedhur.

ShowBiz

09/01/2017 10:23

Aktorja Meryl Steeep u nderua dje në Golden Globes për kontributin dhe punën e saj gjatë të gjithë viteve në botën e kinematografisë. Në momentin e pranimit të çmimit, Streep vendosi t’i jepte nota politike fjalimit të saj duke dhënë kështu një mesazh të fortë.

Pa përmendur emra konkretë, në 6-minuta ajo theksoi rëndësinë e disa prej segmenteve më të rrezikuara aktualisht në Amerikë: shtypin dhe emigrantët.
Njëkohësisht, ajo sulmoi në mënyrë jotë drejtpërdrejtë presidentin Trump për ngacmimin që ai i bëri një personime aftësitë kuᛌzuara në vitin 2015.

“Hollywood-i mbahet me të huajt, kështu që nësee ne i ndjekim ata, do kemi mundësitë shohim vetëm futboll dhe arte marciale, gjëra të cilat nuk janë art”, tha
aktorja.Megjtihatë,ajo vazhdoi duke thënë se këtë vit ka patur performanca shumë të bukura,por midis të gjithave veçon njërën që nuk ishte “dhe aq e mirë”.

“Personi që është ulur në karriken më të respektuar të vendit tonë, vitin e kaluar imitoi një reporter me aftësi të kuᛌzuara, një person që nuk kishte privilegjet, fuqinë dhe kapacitetin për t’ia kthyer mbrapsht, shkruan anabel.

Më preku ajo skenë kur e pashë sepse kuptova që nuk ishte film, por një skenë e vërtetë. Instikti për të poshtëruar dikë tjetër, kur bëhet nga një njeri i fuqishëm dhe që konsiderohet si model, mund të ᛌltrohet më pas edhe nga të tjerët duke u dhënë kështu leje që të bëjnë të njëjtën gjë. Kur të fuqishmitpërdorin fuqinë e tyre, për të poshtëruar më të dobëtit, në të gjithë humbasim”,vazhdoi ajo duke i’u referuar kështu presidentit Trump.

Fjalimi i Streep mori duartrokitjet e të gjithë sallës, ndërkohë që shumë prej të pranishmëve u përlotën nga ajo çfarë aktorja tha.