Mertesacker: Ky është fajtori i humbjes nga Barcelona

Qendërmbrojtësi i Arsenalit, Per Mertesacker ka fajësuar sulmin joefikas të londinezëve për humbjen nga Barcelona në Emirates.

Sport

24/02/2016 13:58

Per Mertesacker ka fajësuar repartin sulmues të Arsenalit për humbjen nga Barcelona me rezultat 2:0 në Emirates, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Barcelona bëri një hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinale, ndërsa Mertesacker ka pranuar se “Gunners” e paguan çmimin për rastet e humbura.

“Ju duhet të shënoni ndaj Barcelonës për të mbajtur presionin mbi ta”, deklaroi Mertesacker, përcjell “Lajmi.net”.

“Ata kishin shumë posedim por ne u mbrojtëm mirë dhe u desh të shënonim në një moment, ky ishte çelësi pse u mposhtëm në fund”, theksoi ai.