Mertesacker dhe Rosicky vazhdojnë me Arsenalin

Per Mertesacker dhe Tomas Rosicky kanë vazhduar kontratat me Arsenalin, ka njoftuar klubi londinez. Qendërmbrojtësi gjerman është shpërblyer për paraqitjet mbreslënëse me Laurent Koscielnyn, kurse përvoja e Rosickyt i ka dhënë shtytje të madhe mesfushës së Arsenalit deri më tani gjatë këtij sezoni. Ai po ashtu ka bërë disa paraqitje të mira në ndeshje të…

Sport

04/03/2014 12:29

Per Mertesacker dhe Tomas Rosicky kanë vazhduar kontratat me Arsenalin, ka njoftuar klubi londinez.

Qendërmbrojtësi gjerman është shpërblyer për paraqitjet mbreslënëse me Laurent Koscielnyn, kurse përvoja e Rosickyt i ka dhënë shtytje të madhe mesfushës së Arsenalit deri më tani gjatë këtij sezoni.

Ai po ashtu ka bërë disa paraqitje të mira në ndeshje të rëndësishme për ekipin e menaxherit Arsene Wenger.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se Mertesacker dhe Rosicky kanë konfirmuar të ardhmen e tyre në klub”, deklaroi Wenger për uebfaqen zyrtare të Arsenalit.

“Ata janë futbollistë me kualitete të jashtëzakonshme dhe përvojë të madhe, që kanë dëshmuar se mund të luajnë ende në nivelin më të lartë. Ekziston një ndjenjë e madhe e bashkimit dhe besimit brenda grupit dhe ky lajm do të na ndihmojë që të përforcohemi edhe më tepër”.

Arsenali si zakonisht, nuk ka publikuar kohëzgjatjen e kontratave.