‘Merrjep’ – Paul Pogba, ndodh e papritura (FOTO)

Paul Pogba është shndërruar në objekt shakaje nga tifozët e Manchester Unitedit në gjithë botën.

Sport

18/09/2016 17:45

Me formën të cilën po e kalon francezi te Unitedi, janë tallur edhe në Kosovë.

Dikush e ka vendosur francezin që i kushtoi Unitedit 110 milionë euro këtë verë edhe në faqen e shit-blerjeve online, ‘merrjep’, shkruan Lajmi.net.

“Shitet Paul Pogba i ri dhe shume pak i perdorur . Eshte blere 120 milion euro me gjitha dokumentacionet e nevojshme. Qmimi sipas marrveshjes , presim bleres serioz . Per me shume info www.manchesterunited.com”, shkruhet në publikimin e bërë në ‘merrjep’.

Pogba i cili hyri në histori të transferimeve në futboll, nuk po kalon aspak momente të mira të Unitedi, duke u kritikuar nga ekspertët dhe mediet e futbollit në Angli.