Merret vendim për rivarrosjen e 42 ushtarëve të UÇK-së

OVL e UÇK-së, është dakorduar që 42 veteranë të UÇK-së nga Komuna e Kaçanikut, që kanë ndërruar jetë pas luftës, do të rivarrosen sot në ora 15:00, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve dhe Veteranëve të UÇK-së.

Lajme

30/05/2015 13:34

Ceremonia e rivarrimit do të bëhet pas vendimit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK).