Merr pamje stadiumi i Prishtinës, ja si duket tani (FOTO)

.

Sport

14/08/2017 22:05

Punimet në stadiumet e Prishtinës janë duke vazhduar edhe pse me ritme të ngadalshme.

Tashmë bari është mbjellë dhe fusha ka filluar të marrë formë.

Punimet në pjesë tjetër të stadiumit janë duke vazhduar edhe pse me hapa më të ngadalshëm.

Prishtina e ka konfirmuar që ndeshjet si vendas në vjeshtë do t’i luajë në stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas, duke mos llogaritur fare që stadiumi të përfundojë këtë vit.

Me gjasë stadiumi do të jetë gati për muajin mars të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

k2 ke-1