Merr lajmin e hidhur, Lady Gaga shpërthen në lot gjatë fjalimit në “Critics Choice Awards”

Lady Gaga dha një fjalim emocionues pasi pranoi çmimin në "Critics' Choice Awards".

ShowBiz

15/01/2019 09:47

Lady Gaga shpërtheu në lot teksa po nxitonte të shkonte tek kali i saj, i cili ishte duke ngordhur, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja teksa po gjendej në këtë ceremoni, mësoi se kali i saj po ngordhte.

32 vjeçarja ka marrë dy çmime në këtë ceremoni prestigjioze, “Kënga më e mirë” dhe “Aktorja më e mirë” për rolin e saj në “A Star Is Born”.

Ajo u emocionua në fjalimin e saj pasi mori çmimin, teksa ishte duke nxituar për të qenë afër ‘mikut’ të saj më të mirë.

“Unë jam aq e nderuar dhe bekuar që kamë fituar dy çmime, atë për këngën më të mirë dhe aktoren më të mirë së bashku me Glenn Close këtë mbrëmje. Zemra ime po shpërthen nga krenaria, por më trishton të them që pas shfaqjes mësova se engjëlli im i dashur, kali Anabella, po ngordh. Unë po nxitoj për t’i thënë lamtumirë”, ka thënë ndër të tjera ajo. /Lajmi.net/