Merr fund gjithçka, Rooney gjen klubin e ri

Wayne Rooney drejt Major League Soccer te skuadra e D.C. United.

Sport

23/05/2018 15:00

Tashmë nuk ka më dilema. Karriera e Wayne Rooney-it do të vazhdojë në Major League Soccer, aty ku momentalisht luajnë disa sulmues me peshë si Ibrahimovic, David Villa apo Carlos Vella.

Ish sulmuesi i kombëtares angleze do të përfundojë përpara kohe pushimet me familjen e tij për të udhëtuar drejt Amerikës dhe për t’u takuar nga afër me drejtuesit e klubit nga Washingtoni DC United.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze dhe ato amerikane 32-vjeçari e ka arritur marrëveshjen me DC United për një shumë totale prej 17 milionë dollarësh dhe tashmë mbetet për t’u hedhur vetëm firma, transmeton “SS”.

Lajmin se skuadra kryeqytetase ishte e interesuar për Rooney-in e konfirmoi trajneri i DC United Ben Olsen para disa javësh por në atë periudhë trajneri i klubit nga Washingtoni theksoi se marrëveshja nuk ishte arritur ende.