Merr fund drama në Turqi: Galatasaray shpallet kampion

Galatasaray është kampion i Turqisë në futboll.

Sport

19/05/2018 20:37

Elita e futbollit turk, ka një kampion të ri. Është Galatasaray që rikthen lavdinë pas tre viteve, duke përfunduar në pozitën e parë në Superligën e Turqisë.

Skuadrës së Fatih Terim i ka mjaftuar fitorja 0-1 në udhëtim te Goztepe, për të fituar titullin e 21-të në histori të klubit.

Kampionati turk, ishte ndër më spektakolarët në Evropë, kur deri në xhiron e fundit për titull luftuan katër skuadra./Lajmi.net/